Dy prindërit dhe vëllai i vogël kanë vizituar sot vendin ku 7 vjecari nga komuna e Lipjanit u ther dje me thikë nga një 75 vjeçare në Basel të Zvicrës.
Mediat zvicerane kanë publikuar fotografi të momentit kur dy prindërit me të birin e vetëm që u ka mbetur shkojnë në rrugën ku djali i vogël gjeti vdekjen,Express.
Nëna e cila nuk mund të mbajë lotët dhe babai me vëllanë që mezi qëndrojnë në këmbë, janë para luleve dhe qirinjve që qytetarët kanë vendosur në kujtim të 7 vjeçarit.
Për mediat atje ka folur nëna e vogëlushit e cila ka thënë se dje ia morën lulen më të bukur të jetës dhe se djali i saj ishte plot lumturi e vullnet për jetë.



Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...
LDK-ja nuk voton: Mos i kaloni ligjet pa debate, mos imponon...
PDK-ja kundër propozimit të LVV-së për shmangie të procedurë...
Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbi...