Faqja zyrtare e Prokurorisë së Shtetit duket se nuk editohet shpesh.
Një gjë e tillë vërtetohet pasi në listën e emrave të Prokurorisë Speciale, vazhdojnë të figurojnë edhe Elez Blakaj e Ali Rexha, shkruan Insajderi.
Blakaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i prokurorit muaj më parë, për shkak të kërcënimeve sipas tij, që kishte marrë për hetimet me listat e veteranëve.
Ai tashmë punën po e vazhdon në Amerikë, ku ka shkuar bashkë me familjen.
Në anën tjetër, Ali Rexha ishte suspenduar në janarin e këtij viti.
Tre muaj para pensionimit ai ishte pezulluar nga puna. Këtë vendim ai e cilësonte të padrejtë, pasi thoshte se Prokuroria po “bën hajgare”.


PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...