Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë se taksa prej 100% e vendosur ndaj mallrave serbe duhet të hiqet dhe dialogu mes palëve të vazhdojë.
Bashkimi Evropian ende nuk ka caktuar ndonjë datë për takimin e radhës së liderëve të Prishtinës dhe të Beogradit, por para se të ndodhë një takim i tillë kërkon heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe.
Takimi i fundit i zhvilluar në Bruksel mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb Aleksandar Vuçiq ishte më 8 nëntor 2018.
ëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, ndonëse nuk ka dhënë ndonjë datë për takimin e ardhshëm ka thënë për “Zërin” se dialogu do të vazhdojë. “Puna jonë po vazhdon, siç është diskutuar në rundin e fundit të dialogut. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm për të vlerësuar vazhdimin e takimit të fundit”, ka thënë ajo.
Kocijançiq ka shtuar se Qeveria e Kosovës duhet ta revokojë vendimin për taksën ndaj produkteve serbe, pasi masat e marra nuk ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. “Qeveria e Kosovës duhet t’i revokojë këto vendime. Veprimet, masat dhe deklaratat që perceptohen si provokuese dhe fyese janë thellësisht shqetësuese dhe nuk ndihmojnë në dialogun dhe në normalizimin e marrëdhënieve.
Ankesat duhet të adresohen përmes dialogut për të cilin Bashkimi Evropian është i përkushtuar të vazhdojë ta lehtësojë. Propozimi është në tryezë, është në dorën e palëve për të diskutuar dhe për ta marrë atë përpara. Ne jemi të gatshëm t’ju mbështesim për të gjetur një zgjidhje”, ka shtuar ajo.
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...