Dy aksidente me fatalitet kanë ndodhur gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë. njëri në magjistralen Prishtinë – Ferizaj më saktësisht në fshatin Qallapek ndërsa aksidenti tjetër ka ndodhur në autostradën në Trudë.
Aksidenti i magjistralen Prishtinë – Ferizaj ka ndodhur rreth orës 18:00. Në këtë aksident ishin përfshirë një autobusë i udhëtarëve dhe një automjet me tabela të shtetit të Gjermanisë.
“Fsh. Qallapek, Rr. Nacionale Prishtinë –Ferizaj, 22.12.2018-18:00. Raportohet aksident trafiku me fatalitet me përfshirjen e një Autobusi të udhëtareve me tabela vendore, me vozitës mashkull K/Shqiptar, si dhe një automjeti me tabela të shtetit të Gjermanisë, me vozitës mashkull K/Shqiptar. Si pasoj e aksidentit dhe lëndime të rënda trupore vozitësi i automjetit viktima mashkull K/Shqiptar, ka nderruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa Gazeta Insajderi ka raportuar edhe gjatë natës së mbrëmshme lidhur me aksidentin, ku përveç viktimës që ka humbur jetën, të lënduar kanë mbetur edhe shtatëmbëdhjet persona.
“Gjithashtu lëndime të lehta trupore kanë pësuar vozitësi i Autobusit dhe 17 (shtatëmbëdhjetë) persona tjerë 8 (tetë) meshkuj dhe 9 (nëntë) femër K/Shqiptar, të cilët kanë marrë tretman mjekësor. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore. Me urdhrin e Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, ndërsa vozitësi i dyshuar mashkull K/Shqiptar, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet ndër tjera në raportin e policisë.
Ndërsa aksidenti tjetër me fatalitet ka ndodhur në autostradën në Trudë rreth orës 20:50. Në këtë aksident Policia e Kosovës ka njoftuar se janë përfshirë një automjet me tabela të huaja me vozitës dhe pasagjer shtetas të Maqedonisë dhe një kamion transportues me targa vendore.
“Si pasoj e aksidentit dhe lëndimeve të rënda të marra në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë pasagjeri i automjetit të udhëtareve viktima mashkull Shqiptar/shtetas i R. Maqedonisë, kurse vozitësi i dyshuari mashkull /shtetas i Maqedonisë, është dërguar në QKUK për tretman mjekësore. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin e policisë.
Policia ka treguar se “Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore, njësiti i zjarrfikëseve dhe Prokurori i shtetit. Me vendimin e Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, kurse dy vozitësit e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, njëri prej tyre nën mbikëqyrjen Policore në QKUK-ë”.
Kurse brenda këtyre 24-orëve gjithsej kanë ndodhur 19 aksidente me të lënduar dhe 30 aksidente pa të lënduar.
Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton listën e pronave komuna...
Ngritet aktakuzë ndaj S.A. për krime lufte në Gjilan
Dita e Veteranit, Bekim Jashari: Nga 30 dhjetori 1991, Adem ...
Maurizio Sarri i nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër, prite...
Përplasje mes pozitës dhe opozitës për listën e pronave komu...
Rama: Rritje ekonomike 3.9%, shtohen bizneset dhe rriten pag...