Drejtori i ri i Policisë, Reshat Qalaj, ka thënë se ai do të vë disiplinë në Polici.
Qalaj thotë se gjatë orarit të punës nuk do të qëndrojnë nëpër kafiteri.
“Dua të mbahem mend për diciplinen që do ta sjellë në Policinë e Kosovës. Asnjë poli të mos qëndroj në kafiterisë”, ka thënë Qalaj për T7.
Ai thotë se gjatë orarit të punës një polic mund të shihet në kafiteri vetëm pasi të marrë leje paraprake, nëse ai ka ndonjë takim pune që duhet ta zhvillojë në ndonjë nga kafiteritë.
Po ashtu, Qalaj ka thënë se problem tjetër është shkuarja e policëve në kisha e xhamia.
Ai thotë se nuk ka rregull që e ndalon shkuarjen në objekte fetare për lutje gjatë orarit të punës, megjithatë kjo sipas Qalajt nuk është e dëshirushme, pasi nuk mund të jenë plotësisht në krye të detyrës.
Artemis II përmbyll misionin historik në Hënë, astronautët n...
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...