Afrim Llabjani, ka treguar pse janë anuluar ekskursionet e nxënësve në Shqipëri.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani, ka treguar pse janë anuluar ekskursionet e nxënësve në Shqipëri
Ai tha se ky vendim erdhi pas një kërkese nga këshilli i prindërve të cilët kanë shprehur shqetësime të ndryshme.
“Nuk ka qenë vendim vetëm i komunës por edhe nga këshilli komunal i prindërve dhe më pas i kryetarit. Prindërit kanë shprehur shqetësim për Shqipërinë. E dimë që nga paslufta kemi pasur ekskursione në Shqipëri, por nga viti në vit, kanë degraduar”.
“Nxënësit shpesh kanë hasur në ushqim jo cilësor, keqpërdorim të përdorimit të pijeve alkoolike, narkotikëve, nuk kanë qenë dhoma siç janë paraparë. Ka pasur edhe mashtrime. Ka pasur nxënës të cilët në vend se të ishin nga katër në dhomë kanë qenë nga tetë”.
“Atëherë, kryetari i Komunës Agim Aliu, me Drejtorin e Arsimit dhe këshillin e prindërve, kemi ardhur deri në një vendim për ndërprerjen e ekskursioneve. Kjo është në të mirën e nxënësve”, tha Llabjani në klankosova.
Kusari-Lila: Hipoteza e rreme se sulmi në Ibër-Lepenc ishte ...
Kurti në 50-vjetorin e AShAK: Në këtë institucion kaluan ide...
Zvicra drejt izolimit? Nëse bëhen 10 milionë banorë, porta “...
“Pse të ka marrë shteti gjerman”, debat i ashpër mes Elijonë...
Super pjesë e parë në “Santiago Bernabeu” – City e përmbys R...
Nuk vonon shumë dhe City barazon rezultatin