Presidenti malazez, Millo Djukanovic, tha se BE’ja ka dështuar që t’ua heqë kërkesat për viza qytetarëve të Kosovës apo të aprovojë hapjen e kapitullit të fundit të procesit të anëtarësimit të Malit të Zi, ndërsa ka vonuar edhe aprovimin e statusit të kandidat për Bosnjën.
Presidenti malazez, Millo Djukanovic, u bëri thirrje liderëve të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor që të dalin me një qasje të qartë dhe të përbashkët në lidhje me pritjet për raportet me BE-në.
“Jemi të shqetësuar për politikën e zgjerimit e cila po vonohet dhe po bëhet e mjegullt”, tha Djukanovic, duke shtuar se edhe vende tjera të rajonit kanë pranuar sinjale dekurajuese në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE. BE-ja ka dështuar që t’ua heqë kërkesat për viza qytetarëve të Kosovës apo të aprovojë hapjen e kapitullit të fundit të procesit të anëtarësimit të Malit të Zi, ndërsa ka vonuar edhe aprovimin e statusit të kandidat për Bosnjën” ka thënë Djukanovic.
Ai këto komente i bëri në samitin ballkanik të mbajtur në Sarajevë ku liderët shfaqën zhgënjimin e tyre të thellë me mos-mbajtjen e premtimeve nga BE-ja për të hapur bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, gjë që u kundërshtuar nga shtetet veriore të BE-së./gazetametro.net
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...