Deputeti i PDK-së, Andin Hoti, e ka përkrahur kryeministrin Ramush Haradinaj për vendosmërinë, që sipas deputetit po tregon shefi i ekzekutivit për taksën ndaj Serbisë.
Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur për platformën e dialogut me Serbinë, deputeti Hoti ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj, ashtu siç ka treguar vendosmëri në lidhje me taksën ndaj produkteve serbe, duhet të tregojë seriozitet të njëjtë edhe për personat e pagjetur.
“Nuk ka shqiptar që nuk mund të thotë se Kosova ka arritur sukses si ekonomikisht edhe në pozitën e saj. Kjo ka ndodhur si shkak i vendosmërisë tuaj z. Kryeministër. Prandaj këtë platformë ta merrni me po aq seriozitet që e keni marrë taksën”, ka thënë Hoti, i cili është djali i veprimtarit Ukshin Hoti.
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë