Tri raste të djegieve të pyjeve kanë ndodhur në Lipjan dhe Podujeve brenda 24 orëve të fundit.
Sipas Policisë, roja e pyetjeve ka njoftuar se në fshatin Krojmir të Lipjanit, persona të pa njohur i kanë vënë zjarrin pyllit, pronë shoqërore në një sipërfaqe prej dy hektarëve.
Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore, kurse, njësiti i zjarrfikëseve ka lokalizuar dhe shuar zjarrin.
Nuk raportohet për të lënduar po ashtu nuk dihet vlera e dëmit. Është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime.
Kurse, në fshatin Popovë të Podujevës, raportohet se nga të dyshuar të pa njohur i është vënë zjarri fushave të lira dhe pyjeve.
Njësitet relevante policore, si dhe njësiti i zjarrfikëseve kanë lokalizuar zjarrin. Gjithashtu për shkak të përhapjes së zjarrit në disa vatra zjarri janë aktivizuar edhe shtabi i shërbimeve emergjente në nivel të komunës, si dhe FSK-ja.
Për momentin nuk mund të përcaktohet se sa hektar me pyje i ka dëmtuar zjarri dhe sa është vlera e dëmit të shkaktuar, pasi zjarret ende janë aktive.
Është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime.
Po në Podujevë, konkretisht në fshatin Reqicë, zyrtari në ekonomin e pyjeve, ka njoftuar se është përfshi nga zjarri një sipërfaqe prej 20 hektarësh e pyllëzuar me pisha.
Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore, si dhe njësiti i zjarrfikëseve të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
Pos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar dhe të arrestuar. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...