Deputeti tregon se çka do të ndodhte nëse dje do të votonin të gjithë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës

10:30 | 2 Nëntor 2018
A Z

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se bërja temë dite mosvotimi i Rezolutës së LDK-së nga deputetët e saj ka dy qëllime.

Sipas tij, e parë është që të shkaktohet përçarje dhe ndasi në mes opozitës, dhe e dyta, të minimizohet jogadishmëria e pozitës që të dal në mbrojtje të deklarimeve të mëhershme

Ai thotë se edhe sikur dje të votonin të gjithë deputetët e LDK-së që munguan për shkaqe që ata i kanë bërë publike, rezoluta nuk do të merrte votat e duhura.

“Edhe sikur dje të votonin të gjithë deputetët e LDK-së që munguan për shkakqe q? ata i kanë ba publike, rezoluta nuk do të merrte votat e duhura”, ka shkruar ndër tjerash Rrahmani.

Ja postimi i plotë i tij:

Bërja “ temë dite” në media mosvotimi i Rezolutës së LDK -së nga ana e disa deputetëve të opozit?s, sipas meje ka dy qëllime.

E para, të shkaktohet përçarje dhe ndasi në mes opozitës, respektivisht LDK-së, dhe e dyta, të minimizohet jogadishmëria e pozitës që të dal në mbrojtje të deklarimeve të mëhershme se kinse janë kundër idesë së Presidentit!

Edhe sikur dje të votonin të gjithë deputetët e LDK-së që munguan për shkakqe q? ata i kanë ba publike, rezoluta nuk do të merrte votat e duhura.

Shpërndaje në rrjete sociale