Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më 29 mars 2018, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, “ka probleme të thella personale, psikiatrike”.
Këtë koment, Sveçla e ka bërë teksa ka folur për paraqitjen e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, në një mbledhje të komisionit që ai udhëheq, javë më parë.

Sveçla ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Thaçit duhet “t’i bëhet një vlerësim psikiatrik”.
“Bazuar në Kushtetutë, është e drejtë e secilit institucion që të kërkojë këtë”, është shprehur Sveçla, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Le të na bindë që është i aftë, që mund ta udhëheqë këtë vend”, ka thënë Sveçla për Thaçin.
“Kuvendi duhet ta marrë iniciativën për këtë gjë”, është shprehur ai, duke iu referuar vlerësimit psikiatrik për Thaçin.
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...