Pas intervistës së Jakup Krasniqit dhënë Gazetës Express ku theksonte se po të ishte kryeministër do të jepte dorëheqje ka reaguar deputeti i Nismës, Milaim Zeka. Deputeti thotë se do ta përkrahte rrëzimin e Qeverisë, por sipas tij edhe nëse do të mbaheshin zgjedhjet nuk do të ketë asnjë ndryshim.
“Ka disa here me radhe, qe zyrtari me i larte i NISM-es, poë perserite refrenin e tije: “Po te isha ne vendin e kryeministrit Haradinaj, do te kisha dhene doreheqeje”!
Kjo kerkese nuk eshte as e drejte, as korrekte, pasiqe ajo duhet drejtuar ne adrese te zv. Kryeministrit Limaj dhe gjithe kabinetit qeveritar te Nismes. Ne kete menyre, çdo kush do ta besonte”, shkruan Zeka.
Beson se edhe nëse vendi shkon në zgjedhje nuk do të ketë ndryshim për vendin.
“Une personalisht do ta perkraheja rrezimin e qeverise, nese dikush do me tregonte se çfare do te behej me mire ne kete vend, nese neser do te mbaheshin zgjedhejet e reja? Do kete ndryshim? Jo”, ka përfunduar ai.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...