Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj ka komentuar deklaratat e presidentit Hashim Thaçi, lidhur me atë se kryeministri Ramush Haradinaj duhet të ketë kujdes kur flet për korrigjimin e kufijëve.
“Kryeministër, puna jote e madhe dikë po e pengon. Dikush paska paralajmëru me rrëzimin e qeverisë. Qesharake kjo.Zotimet tua për krijimin e ushtrisë brenda vitit, dhe shumë punët e bëra brenda disa muajve nuk po i lë rehat, të parahatuarit.”, ka shkruar ai në facebook.
Shkrimi i plotë:
Kryeministër, puna jote e madhe dikë po e pengon. Dikush paska paralajmëru me rrëzimin e qeverisë. Qesharake kjo.
Zotimet tua për krijimin e ushtrisë brenda vitit, dhe shumë punët e bëra brenda disa muajve nuk po i lë rehat, të parahatuarit.
Pra, publikisht po iu siguroi që nesër po të shkojmë në zgjedhje, minimumi 15 deputetë do t’i kemi si parti.
Jemi të qetë e të bindur në suksese, përballë dikujt që i ka humbur udha në oborr./arbresh.info/
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të...
Sveçla uron Fitër Bajramin: Të forcojmë solidaritetin dhe ku...