Ambasadori amerikan, Greg Delawie po kërkon që hetimet për listat e veteranëve të bëhen pa kërcënime, frikë dhe ndërhyrje të politikës.
Kështu të paktën ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.
Delawie thotë se me rastin e veteranëve duhet të shihet çfarë sistemi të drejtësisë ka Kosova, transmeton lajmi.net.
“Po vëzhgoj me kujdes hetimet për korrupsionin në dhënien e përfitimeve për veteranët. Çështja duhet të trajtohet pa kërcënime, frikësim dhe ndërhyrje politike. Qytetarët e sidomos veteranët duhet të shohin se sistemi do të vendos me drejtësi”, ka shkruar ambasadori amerikan.
Ndryshe ish-prokurori Elez Blakaj që po hetonte këtë rast, është larguar për në Amerikë. Në aktakuzën e tij ai kishte vërtetuar se mbi 19 mijë veteranë janë mashtrues.
Ata i kushtojnë buxhetit të Kosovës mbi 3 milionë euro në muaj, e mbi 36 milionë në vit.
Për këtë çështje Blakaj ka publikuar kohë më parë një letër ku akuzonte Kryeprokurorin Lumezi për presion dhe kërcënime.
Pikërisht për shkarkimin e Lumezit nesër në Prishtinë do të ketë përsëri protestë. /Lajmi.net/
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...
Dyshohet për hedhje të gazit lotsjellës pranë Kuvendit të Ko...
Haxhiu: Kjo rrugë e nisur mbarë, nuk e meritonte të ndërprit...