Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, nuk ka qëndruar pa folur rreth deklarimeve të presidentit Hashim Thaçi për heqjen e kufijve Kosovë-Shqipëri dhe bashkimin e Luginës së Preshevës me territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas Daçiqit, deklarime të tilla janë një paturpësi e madhe dhe meritojnë një përgjigje të fortë të Serbisë.
“Kjo po bëhet para fytyrës së Bashkimit Evropian, dhe para të gjithë atyre që dëshirojnë të bindin Serbinë se duhet të jemi konstruktiv. Pra, ne do të ulemi në tavolinë, me ata që dëshirojnë formimin e Shqipërisë së Madhe”, ka thënë Daçiq, shkruan Blic.rs, transmeton Gazeta Express.
Shefi i diplomacisë serbe thotë se ky Samit në Tiranë është bërë për afrim dhe pajtim të rajonit, megjithatë Thaçi dhe Edi Rama, e bëjnë të kundërtën.
“Ata për të njëqindtën herë po flasin për ‘bashkim kombëtar dhe heqje të kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës e bashkim të Luginës së Preshevës”, ka thënë Daçiq.
Ai ka kujtuar edhe kritikat e shumta që i janë bërë Serbisë për idenë e korrigjimit të kufijve, ndërsa thotë se askush nuk po reagon për promovimin e vazhdueshëm të “Shqipërisë së Madhe”.
“Kutia e Pandorës është hapur me njohjen e Kosovës, sepse është shkelur parimi i pandryshueshmërisë së kufijve dhe ruajtjes së integritetit territorial. Për promovimin e vazhdueshëm të “Shqipërisë së Madhe askush nuk po reagon, ndërsa kanë kritikuar Serbinë dhe zyrtarët serb për idenë rreth korrigjimit të kufijve, duke thënë se nuk ka ndryshim kufijsh”, ka thënë Daçiq.
Në fund ai ka thënë se duhet shqyrtuar pjesëmarrjen nëpër konferenca të tilla, për shkak të shtyrjes përpara të idesë për “Shqipërinë e Madhe”. /Express/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj