Nebojsha Coviq, ish-Koordinatori për Kosovë i Serbisë, Nebojsha Çoviq dhe ish zëvendësministër në Qeverinë e Serbisë ka thënë se futja e Njësisë Speciale në veri është provokim.
Ai duke ju referuar aksionit në veri ka thënë se asgjë nuk ndodh pa dijeninë e Uashingtonit, shkruajnë mediat serbe.
“Gjithçka cka ndodh në Kosovë, nuk ndodh pa dijeninë e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe për këtë arsyeje Washingon ka përfaqësues në Kosovë”, ka thënë ai.
Çoviç, aksionin në veri e quajti provokim të qëllimshëm.
Ai ka thënë se nëse forcat policore shkojnë në veri dhe marrin vijën administrave, atëherë ndërhyjnë Forcat e Armatosura të Serbisë.
“Kjo është një provokim i qëllimshëm dhe se një ditë mund të ndodhë që forcat e Kosovës të vijnë dhe të marrin vijën administrative, dhe ky është një problem serioz, sepse atëherë do të duhet të reaguar nga forcat e armatosura të Serbisë”, ka thënë Çoviç.
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...
Atletico arrin marrëveshje me një tjetër lojtar të Atalantas
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...