Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqyri Bytyqi, the se gjendja në arsim, sidomos në nivelin parauniversitar nuk mund të përmirësohet nëse institucionet ia hedhin fajin njëra-tjetrës.
Bytyqi në konferencën njëditore me titull “Analiza e testeve të Matematikës Kangaroo dhe krahasimi me testet e organizuara nga MASHT”,organizuar nga Instituti “Atomi”, me mbështetjen e GIZ-it, shtoi se si ministri janë të vetëdijshëm se sa peshë ka matematika në shoqëri, prandaj edhe janë duke përkrahur talentet në këtë fushë.
“S’mund ta ndryshojmë gjendjen e arsimit, nëse nuk jemi bashkë të gjithë, duke ia hedhur fajin njëri tjetri. Duhet përgjegjësi që nga ministria e deri te niveli poshtë”, raporton Ekonomia Online.
“Në këtë aspekt duke parë për gjendjen, duhet ndryshime të mëdha që të jemi të barabartë me vendet e tjera. Ne e kemi një vijë buxhetore që të përkrahen nxënësit që kanë talent në matematikë”.
“’Atomi’ ka zbuluar shumë talente, kemi shumë të ri që janë pjesë e universiteteve në botë, edhe ne i kemi ndihmuar. Kemi shumë punë për të bërë, jemi ne reforma të mëdha sidomos në sistemin parauniversitar”.
“Viti 2019 është viti që kemi vënë disa prioritete, janë 4 shtylla. Do t’i kushtojmë rëndësi edhe matematikës, do të identifikojmë 10 shkolla që do të jenë kampion shkolla që do të jenë shembull për zhvillimin shkollave të tjera. Jemi pjesë e PSIA-s edhe pse nuk kemi pas rezultate, kjo na jem mundësi të punojmë më shumë”.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...