Pas pothuajse një orë ka përfunduar takimi i Presidentit të Kosovës Hashim Thacit dhe ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton.
Pas takimit para mediave Thaçi është shprehur falënderues ndaj Bill Clintonit për vendimin e marr në vitin 1999.
Më këtë rast në shenjë mirënjohje ai i ndahu mirënjohjen “Urdhrin e Lirisë”.
“Për mua është kënaqësi e veçantë që sot të ju pres në Kosovë për angazhimet e Kosovës. Dëshiroj të ju falënderoj për vendimin e drejt dhe humanist që e keni marr në vitin 1999 si mundësi e rikthimit të shqiptarëve në tokat e tyre dhe në shtëpitë e djegura. Sot Kosova pas 20 vitesh është e pavarur dhe ju jam mirënjohës për kontributin e juaj dhe të SHBA-së. Ju jeni heroi ynë dhe ju falënderoj shumë për atë qe keni bërë për Kosovës. Në emër të qytetarëve dhe të timin si President kam nderin të ju ndaj ” urdhrin e lirisë”.
Kujtojmë se Bill Clinton është në Kosovë më rastin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-së në Kosovë.

Policia gjen substanca narkotike në Qendrën Korrektuese të D...
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri