Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë, të mërkurën prezantoi raportin me titullin ”Përtej shkaktarëve: Rreziqet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”.
Në raport u tha se numri i qytetarëve kosovarë që kanë udhëtuar në Siri e Irak ka rënë në mënyrë drastike. Që nga viti 2016 nuk është raportuar asnjë rast i qytetarëve të Kosovës që ka udhëtuar për Siri e Irak si pjesë e organizatës terroriste, njofton Klan Kosova.
Më tej është theksuar se sfidë tjetër mbetet diaspora e Kosovës ku rreth 20% e 400 luftëtarëve të huaj me origjinë nga Kosova kanë lindur ose rritur si brez i dytë ose i tretë i emigrantëve në shtetet e Europës Perëndimore. Këta individë ishin ndër luftëtarët e huaj më ekstrem.
Veç kësaj 190 qytetarë të Kosovës mbeten ende në Siri e Irak. Një rol të madh në mos-shkuarjen e kosovarëve në këto vende e ka luajtur edhe Policia e Kosovës me punën e tyre në pikat kufitare, njofton Klan Kosova.
Me shkatërrimin e grupit të ashtuquajtur Shteti Islamik, e kanë ndërruar strategjinë duke sulmuar në vendet europiane.

Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...