Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha po konsideron se Kosova po ndodhet në një presion të madh nga jashtë dhe nga brenda.
Këtë koment e ka bërë përmes një postimi në “Facebook” , ku po konsideron se të gjitha presionet duke filluar me Gjykatën Speciale, taksën e grevat janë të planifikuar nga “nëntoka politike”.
Postimi i plotë:
Mos i’a vritni ëndrrën Kosovës!!!
Kosova në përpjekjet e saja për ta konsoliduar shtetin funksional, në këtë fillim vit po përballet me presione të mëdha nga jashtë dhe brenda saj.
Gjykata Speciale, ë 100% ndaj Serbisë, ofensiva serbe për heqjen e njohjeve nga shtetet që e kanë njohur Kosovën, interesat Ruse në Ballkan dhe në anën tjetër greva e punëtorëve të arsimit, bllokimi i punës në gjashtë Universitete Publike, greva e punëtorëve të shëndetësisë, paralajmërimi i grevës nga punëtorët e administratës shtetërore etj., me gjasë po dalin të jenë të orkestruara nga nëntoka politike e cila po vepron sipas një thënie popullore “ Ujku do mjegull” për të realizuar ambicie të caktuara dhe objektiva të disfavorshme për Kosovën.
Realizimi i ambicieve politike duke dëmtuar shtetin i cili është bërë fal rezistencës dhe sakrificës shekullore të popullit të Kosovës është i papranueshëm jo etik i cili do të dënohet nga historia dhe nga gjenerata e cila po pëson rënie, mirëpo që koha do ta ngris fuqishëm mbi këtë mjegull e padrejtësi që po bëhet.
Sistemi demokratik e ka një të mirë që qeveritë shkojnë e vijnë por shteti mbetet dhe ai nuk mposhtet
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e S...
Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...