Ish-Kryeministri Sali Berisha ka thënë se janë bllokuar njohjet për Kosovën për shkak të hapjes së temës së kufijve me Serbinë. Ka thënë se këtë temë e kanë hapur argatët e Serbisë në Prishtinë për ta rrënuar Kosovën dhe kombin shqiptar.
“Nje grusht argatësh të Beogradit ne Prishtine, ne nje akt pabesie dhe thike pas shpine për Kosovën dhe kombin shqiptar, kane marre flamurin e Serbisë se madhe dhe e tundin atë ne Prishtine dhe nëpër botë. Loja me territoret e Kosovës për llogari te Beogradit ka paralizuar faktikisht ne disa aspekte jetike ate, ne veçanti njohjet e saj”, ka shkruar Berisha, në Facebook, pas një takimi me profesorët e Departamentit të Gazetarisë në UP.
Sipas tij, i vetmi person që e mbështetë shkëmbimin e territoreve dhe ndarjen e Kosovës në Shqipëri është Kryeministri Edi Rama.
“Eshte tejet pozitiv fakti qe kete projekt ogurzi ne boten shqiptare nuk e mbeshtet njeri perveç Edvin Kristaq Rames. Ate e kane kundërshtuar te gjitha forcat politike te Kosoves por mungesa e marrjes se përgjegjësive për zgjedhjen e nje ekipi përfaqësues ne negociata te te gjithe spektrit politik, pa argatët e Beogradit, ka bere te mundur qe keta albanofobe, keta Miladinere shqipfolës apo Rrahman Morinë te sotëm te luajnë me fatet e saj”, ka shtuar ai.
Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hor...
LDK kërkon afat shtesë për marrëveshjet ndërkombëtare
Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për...
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...