Me kërkesë të Zyrës së Bashkimit Evropian, dje kabineti qeveritar ka shtyrë miratimin e tri projektligjeve që lidhen me reformën e administratës publike.
Zyra e BE-së, në një përgjigje për KTV-në, ka thënë se shqetësimet kanë të bëjnë në veçanti rreth projektligjit për pagat.
BE-ja, nëpërmjet Ligjit për Pagat kërkon që të respektohet parimi i pagesës së barabartë për punën e njëjtë, duke e definuar sistemin e pagave dhe mëditjeve në një mënyrë më transparente.
“Draftligji është shumë ambicioz në shtrirjen e tij dhe do të ketë shumë implikime buxhetore. Në këtë aspekt është i rëndësishëm që të bëhet një vlerësim fiskal impakt dhe i duhur dhe që të mbetet qëndrueshmëria fiskale e Kosovës, një shqetësim të cilin ne e ndajmë me palët e interesit dhe partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së në Kosovë./KTV/
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...