Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me vendimin e autoriteteve të Kosovës për të mos i lejuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të vizitojë fshatin Banjë të komunës së Skenderajt.
Maja Kocijançiq, zëdhënëse e BE-së tha se Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për vendimin e autoriteteve të Kosovës.
“Kërkojmë nga të gjithë përgjegjësit për rendin që të garantojnë sigurinë dhe kalimet (qarkullimin) e lirë gjatë ditës”, ka thënë ajo.
“Angazhimi i plotë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë së njerëzve në Kosovë dhe popullit serb, mençuria dhe qetësia, janë ato që nevojitet tash”, ka thënë Kocijançiq.
Sipas saj, vizita e Vuçiqit ka kaluar qetë me angazhimin e të gjithë akterëve përgjegjës, deri në momentin e bllokimit të rrugës për vizitën në Banjë të Skenderajt.
Mblidhet Kuvendi i Prishtinës për miratimin e buxhetit për v...
Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore