Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues, zotohet se gjatë këtij viti do të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Zyrtarë të Bashkimit Evropian i kanë thënë arbresh.info se integrimi në BE mund të bëhet vetëm në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe të pajtimit, kur është pyetur rreth rrjedhës që mund të pret nga negociatat e vitit 2019.
“Duhet përmbajtur nga të gjitha veprimet dhe deklaratat që nuk janë të favorshme për interesat e përgjithshme dhe objektivat strategjike të rajonit”, thotë ky zyrtar, derisa thekson edhe mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një marrëveshje që garanton fqinjësi të mirë dhe paqe në rajon.
Njohësi i çështjeve politike në vend, Shkëlzen Maliqi, thotë se Bashkimi Evropian po paralajmëron ditë të vështira për negociatat në Bruksel.
“Çka po ndodh kohëve të fundit në raportet Kosovë – Serbi e tash edhe me BE-në si ‘lehtësuese’ e dialogut, sikur paralajmëron ditët e vështira për dialogun, në mos dështimin. Por, unë e vlerësoj se kriza dhe obstruksionet më parë duhet të shihen si nervozë të ‘endgame’ (përfundim i lojës) kur të dy palët e sidomos Serbia po mundohet të nxjerrë koncesione të fundit,” shprehet Maliqi për arbresh.info.
Sipas tij, këtë nëse në dialog kyçen Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ndodhin kthesa të befasishme.
“Këtë e ngatërron edhe çështja e dy kanaleve të negociatave që tani ka dal pothuajse sheshit, a do të shkohet drejt “korrigjimit” të kufirit apo njohjes reciproke me kufijtë e trashëguar nga ish Jugosllavia. Këtu mund të ndodhin kthesa të befasishme, sidomos nëse në dialog kyçet SHBA si faktor aktiv. Sipas meje ka gjasa që të shkohet në një tip konferencë si Dejtoni, ku do të mbyllen në ndonjë bazë ushtarake ose kështjellë deri sa të mos arrihet zgjidhja kompromise e pajtimit”, thotë Maliqi.
Ai përmend edhe mundësinë e mbetjes pa ndonjë zgjidhje finale gjatë këtij viti.
“Ky është spekulim, kuptohet, por mbase nuk është e rastit se këtë e ka propozuar diplomati Ëolfgang Petrich që ka qenë ideator i ‘korrigjimit’. Vetëm se nuk jam i sigurte se tani në kohën kur liderët e botës janë të përçarë është e mundshme të kemi pajtim si në vitet 90 rreth Dejtoni ose Rambujese dhe pastaj intervenimit të NATO-s. Kjo situatë i bën opsionet riskante, mundemi me mbet edhe pa zgjidhje finale, por të paktën tani jemi shtet më i respektuar dhe duhet të punojmë në ndërtimin e kapaciteteve të brendshme edhe në zhvillim ekonomik, demokratizim, fuqizimin e armatës”, vlerëson Maliqi.
Marrëveshja ligjërisht e obligueshme për palët do të qonte në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, dhe do t’i hapte rrugë integrimit euroatlantik të dyja vendeve./Arditë Zeka/arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragash, policia po heto...
Kurti: Posta e Kosovës po e mbyll vitin me rreth 1 milion eu...
Vodhi mjetë pune në vlerë 6 mijë euro, arrestohet i dyshuari...
Cancelo drejt rikthimit të madh në Evropë, tri klube të mëdh...
Nga atentatet në Shkodër tek vrasja në Rinas, ngjarjet krimi...
Nata e ndërrimit të viteve: Ja vendet që do ta mirëpresin të...