Ajo përsëriti pikëpamjen e BE-së se për transformimin e FSK-së janë të nevojshme
Zëdhënësja e BE-së Maja Koçijançiq u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës për të siguruar procesin e ligjshëm dhe gjithëpërfshirës, kur bëhet fjalë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Ajo përsëriti pikëpamjen e BE-së se për transformimin e FSK-së janë të nevojshme që procedurat të kryhen në përputhje me Kushtetutën e Kosovës për të marrë parasysh “interesin dhe shqetësimet” e të gjitha palëve.
“Procesi duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe për të marrë parasysh interesat dhe shqetësimet e të gjitha komuniteteve në Kosovë, përfshirë partnerët, subjektet dhe organizatave përkatëse”, ka thënë Kocijançiq për Tanjug.
Ajo nuk ka komentuar se si do të ndikojë miratimi në parim i ligjit për transformimin e FSK-së pa pëlqimin e Listës Serbe, në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, me ndërmjetësimin e BE-së.
Kocijançiq tha se BE mbetet plotësisht e angazhuar për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës si pjesë integrale e agjendës së BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Juventus synon sërish transferimit e Tonalit, në blerje përf...
Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekreta...
Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave, rritje 8% e ud...
Jasir Asani realizon gol në AFC Champions League 2
“Ungjilli u shpall nga Jerusalemi në Iliri”, Osmani për Kris...