Të gjitha ndërtimet pa leje në afërsi të Liqenit të Batllavës, pritet të rrënohen.
Vendimi është marrë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe përfshin 48 vendime të lëshuara për subjektet, të cilat kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme në këtë zonë, raporton KTV.
Pronarët e objekteve janë urdhëruar që në afat prej 7 ditësh të bëjnë largimin e tyre.
Banorët e kësaj zone janë të pakënaqur me këtë vendim dhe kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim. Ata kanë thënë se janë të gatshëm të paguajnë edhe taksë për mosrrënimin e pronave të tyre.
Pronarët, që kanë deri në 15 vjet banimi në këtë zonë, kanë thënë se shumica e tyre qëndrojnë aty shkaku i problemeve shëndetësore që kanë. Sipas tyre, natyra dhe ambienti në afërsi të liqenit, u ka ndihmuar shumë.
Vendimi për rrënimin e objekteve pranë Liqenit të Batllavës vlen edhe për restorantet e ndërtuara në këtë zonë.
Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Podujevës ka thënë se nuk është kompetente për të folur për këtë rast.
Ndërsa, banorët mbesin me shpresën se do t’u ofrohet mundësi bashkëpunimi për mosrrënimin e pronave të tyre./KTV/
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...