Shpenzimet për vetura luksozë, dreka e udhëtime jashtë vendit nga ana e institucioneve të Kosovës vazhdojnë të jenë të larta.
Së fundmi, Banka Qendrore e Kosovës ka blerë veturë zyrtarë për nevojat e saj.
Mirëpo, kjo veturë i ka kushtuar hiq më pak se 69 mijë e 200 euro.
Të paktën, kështu thuhet në njoftimin për kontratë të publikuar në faqen e BQK-së tek tenderët.

Në këtë kontratë me titull “Furnizim me veturë zyrtare për nevoja të BQK-së-Ritenderim”, bëhet e ditur se është përdorur procedurë e hapur.
Për këtë tender kanë aplikuar dy operatorë ekonomik, ku emri i tenderuesit fitues është “Reforma” Sh.p.K, me adresë në Obiliq.
Ky tender ishte hapur disa muaj më parë, mirëpo ishte anuluar në mungesë të operatorëve të përgjegjshëm me 4 prill.
Pastaj, me 16 prill kishte dalë në ritenderim, ndërsa me 14 ishtë dhënë njoftimi për zgjatjen e afateve.
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre