Njohësi i proceseve integruese, Avni Mazrreku, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Ministris së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.
Njohësi i proceseve integruese, Avni Mazrreku, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Ministris së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.
Ky reagim vije pasi Hoxha deklaroi se premtimin e vizave e kanë bërë në bazë premtimeve që i kanë marrë nga ndërkombëtarët. Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se premtimet e eksponentëve institucionalë të Kosovës para qytetarëve për liberalizimin e vizave janë bartje e premtimeve të zyrtarëve ndërkombëtarë për politikanët e Kosovës.
E, sipas Mazrrekut, nëse Kosovës i është premtuar heqja e regjimit të vizave nga BE, në qoftë se Kosova ratifikon marrëveshjen për Demarkimin e kufirit me Malin e Zi atëherë kemi të bëjmë me dy situata të ndryshme.
Mazrreku përmes një postimi në Facebook ka thënë Hoxha duhet ta bëjë transparent premtim dhe se në çfarë niveli institucional i është bërë një gjë e tillë, përcjell “Bota sot”.
Ja postimi i tij:
Reagim lidhur me Deklaratën e Znj. Dhurata Hoxha, ministre e Ministris së Integrimeve Evropiane:
Nuk e di saktësisht, se çfarë ka thënë ministrja e Ministris së Integrimit Evropian, por nëse është e vërtet ajo çka është publikuar në mediat Kosovare sot, se kinse Kosovës i është premtuar heqja e regjimit të vizave nga BE, në qoftë se Kosova ratifikon marrëveshjen për Demarkimin e kufirit me Malin e Zi atherë kemi të bëjme me dy situata si në vijim:
1. Zyrtarët e BE-së tjetër po deklarojkan në publik, e tjetër gjë premtojnë në takime bilaterale (qka në fakt eshte jo e zakonshme); ose
2. Ministrja e MIE nuk e kupton mirë gjuhën e zyrtarëve të BE-së!
Unë, asnjëher dhe në asnjë rast, nuk kam dëgjuar që ndonjë zyrtar i BE-së, të ketë deklaruar diqka të tillë. Ajo çka Brukseli zyrtar ka deklaruar vazhdimisht ka qenë:
Pas ratifikimit të marrveshjes së demarkimit të Kufirit me Malin Zi, procesi i liberlaizimit të vizave do të zhbllokohet. Në asnjë moment nuk është deklaruar që:
Kosovës pas ratifikimit të kësaj marrëveshje automatikisht do ti hiqet regjimi i vizave.
Nëse, ministres në fjalë i është premtuar një gjë e tillë ajo duhet ta bëje transparent atë premtim dhe se në çfarë niveli institucional i është bërë një premtim i tillë, sepse dihet që asnjë zyratrë i BE-së nuk është në gjendje të bëjë një premtim të tillë. Për vetë faktin se vendimi për heqjen e regjimit të vizave varet nga qendrimi i shtetve antare të BE-së e jo nga zyrtarët e caktuar të BE-së.
Haradinaj me veteranët e UÇK-së: Duhet të jemi krah atyre që...
Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët