Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, duke iu referuar votimit të mbrëmshëm në Kuvendin e Maqedonisë, ka thënë se shteti fqinj me këtë veprim është duke hapur rrugën për anëtarësim në BE dhe NATO.
Hoti gjithashtu ka thënë se Maqedonia po bëhet një vend më i qëndrueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, njofton Klan Kosova.
“Kuvendi i Maqedonisë dje ka bërë një votim pragmatik, duke hapur rrugën për anëtarësim në BE dhe NATO. Maqedonia po bëhet një vend më i qëndrueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon. Besojmë se kjo frymë e pragmatizmit do të vazhdojë në tejkalimin e problemeve të vjetra, për të arritur progres drejt integrimeve euro-atlantike, fqinjësi të mirë, demokratizim dhe të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj. Si në Maqedoni, ashtu edhe në Malin e Zi, shqiptarët po e ruajnë kursin pro evropian të këtyre dy vendeve”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij të Facebook-ut.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...