Katër kryetarët e komunave veriore me shumicës serbe kanë thirrur sot një mbledhje të jashtëzakonshme që është shoqëruar me dorëheqjen e kryetari të Komunës Veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq.
Siç shkruan portali ‘Kosev’, përveç dorëheqjes së Rakiqit, asamblistët e katër komunave të cilët ishin të pranishëm në këtë mbledhje kanë nënshkruar një rezolutë sipas të cilës kërkohet ndërprerja e të gjitha kontakteve me Prishtinën zyrtare.
Dorëheqja e Rakiq thuhet të ketë ardhur si pasojë e zhvillimeve të fundit dhe arrestimit të disa personave të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Edhe nënkryetari i Listës Srspska, Milan Radojicic, është në kërkim nga Policia e Kosovës.
Dorëheqja e Rakiqit është shoqëruar me duartrokitje, ndërsa pas kësaj është lexuar teksti i rezolutës për ndërprerje të komunikimit me Prishtinën.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...