Bordet e ndërmarrjeve publike në Kosovë vazhdimisht kanë qenë dhe janë problem dhe burim i konfliktit të interesit e edhe korrupsionit të nivelit të lartë.
Shumica e ndërmarrjeve publike bordin e kanë politik, ose personat që janë në ato borde janë persona që më parë i kanë shërbyer subjekteve politike.
Të paktën kështu shprehen personat të cilët kanë monitoruar përzgjedhjen e anëtareve të bordeve në ndërmarrjet publike.
Florent Spahija, Këshilltar Ligjor i Programit të Transparencës dhe Kundër korrupsionit në KDI, ka thënë për arbresh.info, se këtë fenomen më së miri e tregojnë incizimet e rastit “Pronto”.
“Në vendin tonë çdo veprim në vendosjen e personave nëpër bordet e ndërmarrjeve publike është bërë me dijen dhe kërkesën e subjekteve politike dhe udhëheqësve të tyre”.
Ai tutje shton se idealja do të ishte që në këto poste të vendosen njerëz të fushave përkatëse.
“Ideale do të ishte që në Kosovë personat që vendosen në bordet e ndërmarrjeve publike të jenë persona të cilët vet aplikojnë dhe janë profesionist të fushës, me integritet e të pavarur në veprim. Zgjedhja e tyre duhet të bëhet përmes konkurseve publike, ku ju mundësohet të gjithëve që të aplikojnë e të trajtohen të barabartë”.
E për Rasim Aliaj nga Instituti Demokraci për Zhvillim, kjo Qeverie tashmë njihet për politizim të ndërmarrjeve dhe ndarje të tyre për partitë në koalicion.
Madje ai shton se e ka problem të kujtojë ndonjë ndërmarrje publike e që brenda saj nuk ka ndonjë anëtare të politizuar.
Për politizimin dhe ndarjen e anëtareve të bordeve në këtë ndërmarrje nga ana e koalicioneve Qeveritare, disa herë kanë shprehur shqetësim edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Në një përgjigje për arbresh.info, FatmireTerdevci nga zyra e BE-së në Kosovës, ka thënë se Bashkimi Evropian po i ndjek më kujdes çështjet që kanë të bëjnë më reformën në administratën publike. Ajo ka shtuar se BE-ja në mënyrë të vazhdueshme jua përcjellë këtë mesazh autoriteteve të Kosovës.
“Emërimet e anëtarëve të bordeve të të gjitha trupave të pavarura, por edhe të ndërmarrjeve publike duhet të bëhen ekskluzivisht mbi bazën e kualifikimeve profesionale dhe meritave. Për me tepër Ligji për Ndërmarrje Publike ka vendosur rregulla të qarta në mënyrë që t’i evitojë emërimet e motivuara politikisht dhe ai duhet të aplikohet saç duhet. BE-ja në mënyrë të vazhdueshme jua përcjellë këtë mesazh autoriteteve të Kosovës. BE-ja i ndjek me kujdes çështjet që kanë të bëjnë me reformën në administratën publike dhe sundimin e ligjit,” .
Kujtojmë se vendet më të preferuara për punësim në Kosovë vazhdojnë të mbesin bordet e ndërmarrjeve publike për shkak të vlerës së lartë të pagave dhe përfitimeve të tjera. Në çdo konkurs, numri i aplikuesve është shumë i madh./V.Selimi/Arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragash, policia po heto...
Kurti: Posta e Kosovës po e mbyll vitin me rreth 1 milion eu...
Vodhi mjetë pune në vlerë 6 mijë euro, arrestohet i dyshuari...
Cancelo drejt rikthimit të madh në Evropë, tri klube të mëdh...
Nga atentatet në Shkodër tek vrasja në Rinas, ngjarjet krimi...
Nata e ndërrimit të viteve: Ja vendet që do ta mirëpresin të...