Rreth 200 vende të botës lanë anash ndarjet politike të shtunën, për t’u pajtuar mbi rregullat për zbatimin e një marrëveshjeje klimatike botërore.
Pas dy javësh negociata në qytetin polak të Katoëicës, shtetet arritën consensus mbi një kornizë më të detajuar për Marrëveshjen e Parisit 2015, e cila për qëllim ka të kufizojë një rritje të temperaturave mesatare botërore jo më tepër se 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale.
“Nuk është e lehtë të gjesh marrëveshje për një çështje kaq specifike dhe teknike. Përmes kësaj pakete ju keni bërë një mijë hapa të vegjël përpara së bashku. Ju mund të ndiheni krenarë”, u tha delegatëve presidenti polak i bisedimeve, Michal Kurtyka.
Para fillimit të bisedimeve, pritshmërit ishin që marrëveshja nuk do të ishte aq e fuqishme sa ishte e nevojshme. Pasi Uniteti që mbështeti bisedimet në Paris është copëtuar dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, synon të tërheqë vendin e tij, një nga emetuesit më të mëdhenj në botë, nga pakti.
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...