Lidhur me aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në Gjilan të enjten, ku mbeti i vdekur Qerim Çoçaj, është arrestuar pronar i firmës së cilës i përkiste kamioni i përfshirë në aksident.
Ai arrestohet me dyshimin se automjetit transportues nuk i ka punuar sistemi i frenimit dhe i njëjti nuk është i regjistruar dhe nuk posedon në kontroll teknike.
I dyshuari pas interivistimit me vendim të Prokurori, dërgohet në qendrën e mbajtjes.
“Rr. “Idriz Seferi”, Sheshi “Rexhep Mala, Nuhi Berisha”, Gjilan 07.03.2019-14:00. Lidhur me aksidentin e ndodhur në datën dhe kohën e lartë shënuar është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pronar i firmës së cilës i përkiste kamioni i përfshirë në aksident, me dyshimin se automjetit transportues nuk i ka punuar sistemi i frenimit dhe i njëjti nuk është i regjistruar dhe nuk posedon kontroll teknike. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, njofton Policia në raportin 24 orësh.
Ndryshe, kamioni transportues ishte në shpejtësi të madhe dhe ka goditur gjithçka para vetes, duke shkaktuar aksident zinxhiror dhe shumë dëme në qytet.
Nga goditjet e kamionit ka mbetur i vdekur një person, dhe mbi 20 të tjerë kanë marrë lëndime. Disa prej të lënduarve po trajtohen në Spitalin Rajonal të Gjilanit, e disa të tjerë të cilët janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, janë dërguar në QKUK.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...