Prokuroria Themelore në Gjakovë në bashkëpunim me policinë ka ndaluar M.R. nga Prishtina, nën dyshimin se me tre persona të tjerë, aktualisht në arrati, kanë kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë dhe në ikje kanë goditur me automjetin e tyre automjetin e policisë me ç’rast është lënduar lehtë një pjesëtar i policisë.
Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Gjakovë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Të dyshuarit kanë dalë nga automjeti dhe kanë ikur në drejtim të “Parkut të Lirisë” në Gjakovë ku gjatë ikjes kanë shtënë një herë me armë në ajër.
Policia ka kërkuar ndihmën e njësive të tjera për të kapur të pandehurit, por nuk kanë arritur përkundër përpjekjeve maksimale.
Prokurori ka propozuar që ndaj të pandehurit M.R., gjykata të caktojë masën e paraburgimit prej një muaji.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...