Është arrestuar avokati i cili raportoi rastin e abuzimit seksual të 16 vjeçares nga Drenasi, Gazmend Halilaj.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin se, sot, më 27.02.2019, me urdhër të prokurorit, është ndaluar edhe personi i katërt me inicialet G.H., lidhur me rastin e të dëmtuarës, A.G., nga Drenasi. Prokuroria do të mbajë të informuar opinionin për veprimet e mëtutjeshme lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Ndërsa arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.
“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë vazhduar të ndërmarrin veprime tjera hetimore lidhur me rastin e Drenasit në konsultim të drejtpërdrejtë me Prokurorinë e Shtetit. Në kuadër të këtyre veprimeve hetimore sot (27.02.2019) në orët e pasdites hetuesit e IPK-së arrestuan të dyshuarin e katërt në këtë rast”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
“I dyshuari me inicialet G.H u arrestuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”- neni 422, “keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën zyrtare apo profesionin”- neni 239 dhe veprës penale “frikësim gjatë procedurës penale” nga neni 395 i Kodit Penale të Kosovës”, vazhdon njoftimi.
IPK’ja bën të ditur se bazuar në aktvendimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës të dyshuarit G.H i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave tjera sipas Kodit të Procedurës Penale.
Javën e kaluar avokati Gazmend Halilaj ishte ftuar për intervistim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë lidhur me rastin e të miturës në Drenas./arbresh.info
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...
Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të h...
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...