Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), njofton opinionin se në lidhje me procesin e shkëputjes së kontratës ndërmjet operatorit Telekomi i Kosovës dhe operatorit Dardafon.net, është njoftuar dje zyrtarisht nga Telekomi i Kosovës.
Marrëdhëniet ndërmjet operatorëve të rrjetit dhe operatorëve virtual aktualisht në Kosovë janë të lejuara me marrëveshje komerciale. Në njoftimin e vet, Telekomi i Kosovës është zotuar se në pajtim me kushtet kontraktuale komerciale do të aplikoj një periudhe tranzitore në funksion të mbrojtjes së të konsumatorëve për mos ndërprerje të shërbimit.
ARKEP është duke analizuar situatën e krijuar dhe në pajtueshmëri me kornizën ligjore dhe rregullative në fuqi do të ndërmarrë veprime rregullative nëse një gjë e tillë është e nevojshme në ditët në vijim, pas sqarimeve të pranuara nga palët në proces.
Poashtu, dëshirojnë të sqarojmë opinionin publik se në bazë të ligjit për komunikimet elektronike, Autoriteti në punën dhe në marrjen e vendimeve të veta është i pavarur nga çdo palë tjetër dhe se ne do të ndërmarrim të gjitha hapat e duhur ligjor me qëllim që mbrojtjes së të drejtave të përdoruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike në Republikën e Kosovës. /arbresh.info/
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Verm...
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucione...
KFOR dhe Medica Kosova në mbështetje të grave të traumatizua...
Limi harron Albën, publikon foton e Armelës, ish-banore e “B...
PDK mobilizon strukturat për marshin “Drejtësi, jo politikë!...
AGK-ja nderohet me mirënjohje nga Policia e Kosovës