Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, tha se në vitin 1992 kanë pasur referendumin që ka treguar vullnetin e qytetarëve të Luginës së Preshevës.
“E gjithë shqiptaria e din. Ne e kemi pasur të arsyeshme të këmbëngulim në kërkesën tonë. Ne kemi pasur kuvendin e përbashkët të shqiptarëve”, tha Arifi në RTK.
Sipas tij Kosova e ka obligim moral të mbrojë interesat e Luginës së Preshevës.
“Ne jemi minoriteti më i diskriminuar në gjithë rajonin”, tha ai.
Arifi ka mohuar se ka ndonjë inskenim lidhur me kërkesën për rezolutë. “Është kërkesë legjitime. Nuk ka logjikë që të jetë inskenuar”, tha ai./RTK/
Nga ‘Fadil Vokrri’ deri në ‘Allianz Arena’, publikohet vide...
Bie kostoja e ndërtimit, por jo edhe e banesave
Në Ditën Botërore të Tuberkulozit, MSh thotë se barnat janë ...
Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” nisin imazhet e para
Prezantohen fanellat e reja të Kombëtares së Shqipërisë
Rama ish-anëtarit të PE-së: Nuk është Kosovo, por Kosova