Instituti EPIK ka organizuar sot një tryezë diskutimi në tre vjetorin e Marrëveshjes Stabilizim Asocimi (MSA). Në këtë tryezë të organizuar, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Qeveria e tij nuk e ka heq fokusin për zbatimin e kësaj marrëveshje, shkruan arbresh.info.
“Kosova është Evropë edhe në gjeografi dhe gjeologji. Ne kemi edhe kontratë të përbashkët për MSA që e nënshkruam në vitin 2016, që Kosova të arrij anëtarësim të plotë në EU. Ne e kemi te anëtarësuar tani MSA si Era 1 dhe Era 2. Qeveria e Kosovës nuk e ka heq fokusin nga zbatimi i MSA, po punojmë shumë bashkë me ekipin e Apostolovës. Më vjen shumë mire që parlamenti i BE i ka dhënë përkrahje Kosovës për lëvizje të lirë të qytetarëve të saj. Rendi dhe ligji është në përparim në Kosovë. Kur dëgjojmë lajme të këqija në Kosove është diçka e mirë, sepse mediat janë të lira të raportojnë dhe askush më nuk fsheh veprimet e paligjshme” tha Kryeministri Haradinaj.
Ndërsa shefja e zyrës së BE-së, Natalya Apostolova tha se Kosova sa më shumë qe zbaton MSA-në aq më shumë i afrohet Bashkimit Europian.
Sipas saj, Kosova ka bërë shkelje të kësaj marrëveshje, e njëra ndër to është tarifa 100% ndaj shtetit të Serbisë.

“Marrëveshja ofron marrëveshjen konkrete për sundimin e ligjit për me luftu korrupsionin për ekonominë etj. Faktikisht kjo është zemra e tregut të BE-së. Është shume e rëndësishme që Kosova të fokusohet në treg, në ekonomi. Kosova duhet të garantoj mbrojtjen pronësore intelektuale. Janë marrë shumë vendime qe janë në kundërshtim me MSA e njëra ndër to është taksa 100%, cila është shkelje e CEFTA-së. Ne jemi të zhgënjyer se lidershipi i Kosovës, ne duam të shohim vizion se si fondet do të zhvillohen ne ekonomi” tha Apostolova
E një replikë të shkurtër për ketë çështje pati Kryeministri Haradinaj, i cili nuk la pa përmendur dialogun me Serbin. Sipas tij, Frederica Mogherini e ka devijuar këtë dialog.
“Ka shkaktuar Mogherini trauma e ka devijuar edhe dialogun. Kisha dashtë edhe unë me i jep permirësim pak këtij dialogu” tha ai
Ambasadorja finlandeze në Kosovë, Pia Stjernvall, tha se është e rëndësishme qe kjo marrëveshje te zbatohet sepse vlen për të mire te qytetarëve të Kosovës.
“BE i ka ofruar Kosovës një kornizë politike dhe ligjore. MSA ofron shumë përfitime për qytetarët nëse zbatohet kjo marrëveshje, këto reforma vlejnë për përmasimin e jetës së qytetarëve. MSA ka bërë një shoqëri më transparente. Finlanda e përkrah këtë” tha ajo./Arbresh.info/
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...