Me të dhënë provimet e nivelit A në matematikë, kimi dhe biologji, i riu fitoi një praktikë në një firmë menaxhimi, gjatë së cilës u spikat për një talent të jashtëzakonshëm në matematikë.

Ju kujtojmë se Stiven Bregu ishte vetëm 13 vjeç kur mbërriti me maunë në Britani, për t’u arratisur nga familja abuzive. Trafikantët e zbritën në afërsi të qytetit të Bristol-it, në perëndim të Anglisë, në kufi me ëales-in./Indeksonline/
Pa anglishte, ai u strehua në një familje angleze si minoren dhe pas pesë vitesh, arriti të kalojë shkëlqyeshëm provimet e maturës. Ishin sjellja e tij e shkëlqyer, kontributi dhe modeli që Stiven Bregu demostroi në shkollë dhe në jetën e përditshme, ato që nxitën një komunitet të tërë për të firmosur peticionin që doli në mbrojte të adoleshentit shqiptar.
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...
Hegseth: Vendosja e minave në Ngushticën e Hormuzit ”një shk...
Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së