Analisti kosovar dhe publicist, Shkelzen Maliqi ka reaguar pas raportimeve për mundësinë e tërheqjes së UNMIK-ut nga Kosova duke thënë se thënë se misioni është faktor fantazmë.
Në një prononcim të tij për “Danas”, Maliqi ka thënë se ajo që ka mbetur nga Rezoluta 1244 është KFOR-i me kapacitet të kufizuar si garantues i sigurisë në Kosovë, transmeton lajmi.net.
“Nga ana tjetër, UNMIK, si administrator i Kosovës sot pothuajse nuk ekziston, është një faktor fantazmë. Kërkesat për tërheqjen e UNMIK-ut si dhe mbledhjet çdo tre muaj të Këshillit të Sigurimit ku analizohet gjendja në Kosovë, janë kërkesa që bashkësia ndërkombëtare të ftojë për vëmendje dhe ta pranojë realitetin në Kosovë, theksoi Maliqi.
I pyetur nëse kjo iniciativë ka lidhje me formimin e ushtrisë së Kosovës, Maliqi ka thënë se nuk sheh lidhje direkte, dhe se të dy proceset janë pjesë e sovranitetit të Kosovës, si dhe pjesë e bisedimeve të Brukselit që duhet të sjellin marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
LDK kërkoi që në rezolutë të përfshihet një pikë për vrasjet...
“Liria ka Emër” përshëndet miratimin e Rezolutës nga Kuvendi...
PDK përshëndet dhe falënderon deputetët për votimin e Rezolu...
Kuvendi i Kosovës miraton ‘Rezolutën e Hagës’, veç 1 kundër
Kuvendi i Kosovës po trajton rezolutën për procesin gjyqësor...
Betohen 18 deputetë të rinj, zëvendësojnë ata që u bënë pjes...