Amerikania e martuar në Deçan bën thirrje për të mbrojtur Lumbardhin

13:30 | 25 Shkurt 2019
M. A.

Banorët e Pejës dhe Deçanit protestuan sot kundër projektit për të ndërtuar hidrocentrale në Lumbardhë të Pejës.

Në mesin e protestuesve ishte edhe një shtetase amerikane por e martuar në Kosovë.

Elen Lajqi që 15 vite është nuse e Deçanit dhe para protestuesve ka kundërshtuar ndërtimin e hidroventraleve në Lumbardhë.

“unë kam ardhur  para 15 vitesh dhe se keni idenë çfarë bukurish natyrore keni këtu. Sot ne jemi mbledh për të kundërshtuar ndërtimin  e hidrocentralit dhe kur nuk duhet të ndërtohet një hidrocentral i tillë. E kemi pa më sy tan çfarë ndikimi do të ketë një aktivitet i ndërtimit të tillë. Ato e rrezikojnë ujon ton të pijshëm. Rrezikojnë fushat tona për bujqësi. Dëmtojnë turizmin. Rrezikojnë mjedisin dhe jetën e tyre”, tha ajo para protestuesve./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/379592239286672/

Shpërndaje në rrjete sociale