Ambasadori i Francës në Beograd, Frederic Mondoloni, ka thënë se pozicioni i vendit të tij është se Kosova dhe Serbia duhet ta gjejnë zgjidhjen e përbashkët, përfundimtare dhe të qëndrueshme cila do të kontribuonte në stabilitetin e rajonit.
Ai ka thënë se pozicioni i Francës është shumë i qartë.
“E kemi qartësuar disa herë që implementimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel është shumë i rëndësishëm. Të dy palët kanë ndërmarrë disa vendime dhe kanë kryer disa obligime. Kemi ftuar Prishtinën që të përmbushë premtimin dhe të lejojë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë Mondoloni, shkruajn mediat serbe.
Mondoloni ka ftuar Prishtinën dhe Beogradin që të angazhohen për arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe të mos e humbin kohën dhe mundësinë që ta arrijnë atë.
LDK kërkoi që në rezolutë të përfshihet një pikë për vrasjet...
“Liria ka Emër” përshëndet miratimin e Rezolutës nga Kuvendi...
PDK përshëndet dhe falënderon deputetët për votimin e Rezolu...
Kuvendi i Kosovës miraton ‘Rezolutën e Hagës’, veç 1 kundër
Kuvendi i Kosovës po trajton rezolutën për procesin gjyqësor...
Betohen 18 deputetë të rinj, zëvendësojnë ata që u bënë pjes...