Ambasadori i Francës në Serbi, Frederik Mondoloni, ka thënë se shteti francez nuk ka linja të kuqe për dialogun, por që palët duhet të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje.
Ambasadori i Francës në Serbi, Frederik Mondoloni, gjatë ditës së sotme ka folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku ka treguar edhe qëndrimin e shtetit francez, transmeton lajmi.net.
Mondoloni në një intervistë dhënë për televizionin “RTV1”, ka thënë se Franca nuk ka linja të kuqe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se sipas tij, është Prishtina dhe Beogradi që duhet të gjejnë një zgjidhje sa më shpejt, zgjidhje e cila sipas tij, do të sillte paqe dhe stabilitet në tërë rajonin.
“Ne nuk kemi linja të kuqe, Beogradi dhe Prishtina duhet të dalin me një zgjidhje globale, e cila do të jetë e përhershme dhe do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit. Për ne nuk ka linja të kuqe apo kontrolle të bardha, ne nuk e kundërshtojmë zgjidhjen, dhe në parim nuk është një delimitim”, deklaroi ambasadori Mondoloni, transmeton më tutje lajmi.net.
Sipas tij, një marrëveshje përfundimtare është më se e nevojshme dhe se sipas tij, kjo duhet të bëhet sa më shpejt.
Tutje ambasadori Mondoloni tha se në lidhje me zgjidhjen e konflikteve apo gjetjen e një zgjidhjeje, Franca nuk mund t’i jap mësim asnjë shteti.
“Sa më shpejt, aq më mirë, na duhej shumë kohë për të pajtuar veten me gjermanët, për të mos folur me gjuhën angleze”, theksoi Mondoloni.
Në këtë intervistë ambasadori francez Mondoloni, po ashtu ka thënë se pret që më 11 nëntor në Paris presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të kenë mundësinë që të bisedojnë për së afërmi me njëri-tjetrin në gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme për bisedimet në mes të dy shteteve.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...