Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin dialogun Kosovë-Serbi, por për këtë kërkon që të ketë një konsensus nacional për të arritur përparim. Ndërsa, nuk e komentojnë takimin mes presidentit Hashim Thaçi dhe liderit rus, Vladimir Putin.
Ambasada Amerikane në Kosovë në një përgjigje elektronike që kanë dhënë për KosovaPress komentojnë dialogun Kosovë-Serbi.
Por, nga kjo ambasadë nuk kanë komentuar në lidhje me takimin që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pati me atë rus Vlladimir Putin e as për takimet tjera të presidentit të Kosovës në kryeqytetin francez javën e kaluar.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin dialogun si mjet për të arritur normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë e që është thelbësore për të ardhmen e Kosovës. Udhëheqësia politike, pa marrë parasysh partinë, duhet të gjejë bazë të përbashkët lidhur me synimet e Kosovës dhe të ndjekë një rrugë përpara, e cila pasqyron interesat e gjithë njerëzve të saj. Kosova ka nevojë të jashtëzakonshme dhe urgjente që udhëheqësit e saj të kenë këtë frymë të bashkëpunimit për të arritur përparim. Ambasada nuk mund të komentojë lidhur me cilat do diskutime që kanë ndodhur në Paris”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu