Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett ka mirëpritur raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq.
Dy ditë më parë, Komisioni miratoi raportin që raporton për rrethanat që çuan në dëbimin e gjashtë shtetasve turq, të dyshuar si pjesëtarë të lëvizjes së klerikut opozitar turk, Fetullah Gulen.
Ambasadori Kosnett ka thënë se është i kënaqur që ka parë miratimin e raportit pavarësisht përpjekjeve, siç është shprehur, për ta shtypur atë.
“I kënaqur të shoh Komisionin Parlamentar për dëbimin e shtetasve të huaj në vitin 2018 që ka tejkaluar përpjekjet për ta shtypur raportin e vet. Shembull i mirë që Kuvendi ushtron rolin e vet mbikëqyrës”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...