Google ADS

Albin Kurti: Ideali i Hasan Prishtinës ende bën dritë të fortë

21:37 | 14 Gusht 2018
V. S.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka përkujtuar Hasan Prishtinën në 85 vjetorin e vdekjes së tij.

Kurti ka thënë se figura shumëdimensionale e intelektualit shqiptar i ka dhënë popullit armë e shkollë.

“Hasan Prishtina është figura kyçe në ndërtimin e vetëdijes kombëtare që trashëgon populli ynë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Vrasjen e Prishtinës, lideri i VV-së e ka quajtur “atentat të porositur”.

Hasan Prishtina u vra më 13 gusht 1933 në Selanik./arbresh.info/

Të ngjashme