Aktivisti i shoqërisë civile, Fidan Kalaja ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i LVV-së Albin Kurti në një postim në rrjetin social Facebook.
Kurti në postimin e tij ka renditur biografinë e Kalajës duke e cilësuar si njërin nga aktivistët më të shquar të shoqërisë civile.
Postimi i plotë i Albin Kurtit:
Fidan Kalaja u anëtarësua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Pata kënaqësinë që ta mirëpres dhe të bashkëbisedoj me të.
Fidani për më shumë se 13 vite është aktivist i shoqërisë civile në Kosovë. Ka qenë themelues dhe udhëheqës i Qendrës Kosovare Kundër Korrupsion në dy vitet e fundit, ndërkaq nga viti 2010 deri në vitin 2015 ka qenë Menaxher Programesh në Lëvizjen FOL.
Në vitin 2016 është përzgjedhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit për të marrë pjesë në programin International Visitor Leadership Program (IVLP) i realizuar në SHBA në fushën e anti-korrupsionit. Nga viti 2014 deri në vitin 2016 ka shërbyer si Anëtar i Komitetit Koordinues të rrjetit më të madh global në fushën e anti-korrupsionit për Evropë – Koalicioni UNCAC (Koalicioni i Konventës së OKB-së Kundër Korrupsionit).
Në vitet 2013-2015 ka qenë inciator dhe bashkëudhëheqës i anëtarësimit të Kosovës në organizatën ndërkombëtare Partneriteti për Qeverisje të Hapur (PQH).
Është themelues i Koalicionit Regjional për Mbrojtjen e Informatorëve. Ka përfunduar studimet bachelor në Psikologji, në Universitetin e Prishtinës. Dija dhe përvoja, përgjegjësia dhe përkushtimi i Fidanit, pa dyshim se do të jenë të dobishme për Lëvizjen.
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici