Mysafirë të tjerë të cilët vizituan Bashkësinë Islame të Kosovës për ta uruar festën e Kurban Bajramit ishin nga Partia Socialdemokrate.
Shpend Ahmeti tha se në ditën e sotme duhet përcjellë mesazhi për mbrojtjen e grave kosovare, për të cilat kohëve të fundit ka pasur lajme të këqija në lidhje me dhunën në familje.
“Festa e Kurban Bajramit është festë e solidarizimit ku ne duhet të ndajmë të gjitha me të tjerët, të mirat tona me ata që kanë dhe nuk kanë. Falënderoj myftiun për deklarimin që bëri sot dhe shfrytëzoj këë ditë të përcjellet mesazhi për vajzat tona për barazi, sepse dhuna e vajzave është temë politike dhe dhuna ndaj vajzave është e papranueshme dhe vetëm me barazi ne mund të ecim përpara si shoqëri, këtë e bëjmë ne por kështu e thotë edhe feja Islame”, tha Ahmeti./arbresh.info/
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...
Trump mban konferencë për luftën në Iran – pikat kryes...
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëm...
Kombëtarja e Kosovës në futsall gati për sfidat e paraelimin...
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir A...
Rogerti në rolin e dajës së Brikenës – ia ndërpret das...