Në Kuvendin e Kosovës sot mblidhet delegacioni i formuar me rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate.
Partia e Shpend Ahmetit ka njoftuar se në orën 14:00, Delegacioni Shtetëror i Republikës së Kosovës për Dialogun me Serbinë mban takim në Kuvendin e Kosovës.
Kuvendi i Kosovës të shtunën ka miratuar rezolutën, sipas së cilës, formohet delegacioni për dialogun me Serbinë, në krye me Shpend Ahmetin dhe zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.
Pjesë e këtij delegacioni do të jenë edhe zv.kryeministrat Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj e Dardan Gashi, një përfaqësues nga shoqëria civile që nuk është caktuar akoma dhe dy vende të rezervuara për LDK-në e Vetëvendosjes.
Dy partitë opozitare kanë refuzuar të jenë pjesë e dialogut, duke konsideruar se ky ekip vetëm se i ndihmon e nuk e ndal presidentin Hashim Thaçi.
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës