Ky është momenti kur një adoleshent sulmon bashkëmoshatarin me çekan në stacionin e autobusit.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur 16-vjeçari që po priste autobusin në stacionin Poplar Park në Londër, sulmon me çekan bashkëmoshatarin, transmeton Telegrafi.
Është interesant se e gjitha fillon pa kurrfarë paralajmërimi, ndërsa viktima mundohej të ikte për t’i shpëtuar goditjeve të vazhdueshme në kokë.
Si pasojë e këtij sulmi, viktima është dërguar me urgjencë në spital ku i është qepur koka, ndërkaq zëdhënësi i policisë ka njoftuar se sulmuesi është përshkruar si një adoleshent me ngjyrë me flokë të zeza.
Policia metropolitane ka lutur qytetarët që t’i telefonojnë stacionit më të afërt të policisë, nëse kanë ndonjë informacion për sulmuesin. /Telegrafi/
Tragjedi e rëndë në Bosnjë e Hercegovinë: 49-vjeçari dyshohe...
Moti sot në Shqipëri
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Mblidhet kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës
Irani shtrëngon kontrollin e Hormuzit pasi SHBA-të tërheqin ...